Komuna e Prishtinës do të shpallë konkurse arkitektonike për tre projekt, dy  kulturore dhe një sportive. Do të ndërtohen Salla Koncertale e Komunës së Prishtinës, e për këtë do të shfrytëzohet objekti i ish qendrës tregtare Gërmia.

#PDTM Komuna e Prishtinës do të shpallë konkurse arkitektonike

#PDTM Komuna e Prishtinës do të shpallë konkurse arkitektonike

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 1. September 2020

 

Lidhur me këtë koordiantori për kulturë në Komunën e Prishtinës,  Ardian Berisha, në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 tha se ky objekt do të adaptohet në Sallën Koncertale. Sipas tij  duke marrë parasysh se është një objekt që ka vlerë për qytetarët e Prishtinës, do të ruhet e nuk do të rrënohet .

#PDTM #ArdianBerisha: Objekti i #Gërmisë do të adaptohet, nuk do të rrënohet

#PDTM #ArdianBerisha: Objekti i #Gërmisë do të adaptohet, nuk do të rrënohet

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 1. September 2020

Berisha tregoi se ky projekt mund të kushtojë 8 deri në 10 milionë euro, ndonëse  sipas tij ende nuk dihet saktë.

#PDTM #ArdianBerisha: 8 deri në 10 milionë euro për sallën koncertale

#PDTM #ArdianBerisha: 8 deri në 10 milionë euro për sallën koncertale

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 1. September 2020

Ndërsa projekt tjetër do të jetë edhe Salla e re e Sporteve e cila do të ndërtohet në hymje të Prishtinës afër Stacionit të Autobusave dhe do të ketë 3000 deri në 5000 ulëse. Berisha bëri të ditur se ky projekt do të kushtojë 4 deri në 5 milionë euro.

Ndërsa Adrian Berisha tregoi se është në rend edhe rikthimi i fokusit të Pallatit të Rinisë në aktivitete sportive dhe kulturore. Me këtë rast do të bëhet  adaptimi dhe renovimi i pjesës së Pallatit të Rinisë ku do të jetë shkolla e Muzikës.

 

#PDTM $Berisha flet për adaptimin dhe renovimin e pjesës së #Pallatit të #Rinisë ku do të jetë shkolla e #Muzikës

#PDTM $Berisha flet për adaptimin dhe renovimin e pjesës së #Pallatit të #Rinisë ku do të jetë shkolla e #Muzikës

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 1. September 2020

Sa i përket afatit kohor se kur do të realizohen këtë projekte sipas Berishës nuk ka datë të saktë, por që parashihen të finalzihen brenda tre deri në pesë vjet./21Media