Personat që nuk kanë simptoma të koronavirusit rrallë e përhapin infeksionin më tej. Kështu tha Organizata botërore e Shëndetësisë.

Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, deklaroi se përhapja e virusit nga personat e infektuar asimptomatikë është shumë e rrallë.

“Në bazë të të dhënave që kemi, duket se një person pa simptoma rrallë e transmeton (virusin) te një person tjetër”, tha ajo.

Sipas saj, të dhënat e OBSH-së bazohen në raportet e vendeve që monitorojnë në detaje kontaktet e të infektuarve, përfshirë rastet asimptomatike, transmeton rtv21.tv.

Van Kerkhove tha po ashtu se njerëzit që nuk kanë simptoma të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, shpesh e kalojnë më lehtë atë.

Ajo përsëriti se koronavirusi përhapet përmes pikave të pështymës, të cilat mund të lëshohen kur dikush kollitet ose teshtin.

“Sikur t’i kishim vëzhguar të gjitha rastet simptomatike, t’i kishim izoluar ato, t’i kishim monitoruar kontaktet dhe t’i kishim vendosur në karantinë, do të kishim zvogëluar në mënyrë drastike transmetimin e koronavirusit”, tha Van Kerkhove.

Ndërsa reu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) sot u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19, e cila ka infektuar më shumë se 7 milionë njerëz dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.

“Më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë, nuk është ende koha për asnjë vend që të relaksohet,” tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë online në internet

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 7.2 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 3.5 milionë janë shëruar dhe mbi 409,000 kanë vdekur./21Media