OBSH: Është herët për të vendosur për Lojërat Olimpike
4 Mars 2020
Paniku nga koronavirusi
Paniku nga koronavirusi
Situata e krijuar në Japoni nga koronavirusi duhet të monitorohet për më shumë kohë, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ky reagim i drejtorit të OBSH-së vjen menjëherë pas raportimeve për anulimin ose shtyrjen e Lojërave Olimpike.
Ghebreyesus në konferencën për shtyp në Gjenevë tha se mendon se është shumë herët për të vendosur.
“Kam besim te Japonia dhe shpresoj se do të ketë përparim”, theksoi Ghebreyesus, duke iu referuar përpjekjeve të vendit për të frenuar koronavirusin./21Media