Organizata Botërore e Shëndetit(OBSH) të dielën raportoi rritjen më të madhe një-ditore në rastet e koronavirusit nga llogaritja e saj, në më shumë se 183,000 raste të reja në 24 orët e fundit.

Agjensia e Shëndetit e KB tha se Brazili regjistroi 54,771  vdekje nga Covid-19, transmeton rtv21.tv.

Ekspertët thanë se numërimi i rasteve në rritje mund të pasqyrojë faktorë të shumtë, përfshirë testimin më të përhapur, si dhe infeksionin më të gjerë.

Në përgjithësi në pandemi, OBSH raportoi 9,052,958 raste me 470,844 vdekje në të gjithë botën./21Media