“Koha nuk premton” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke paralajmëruar se programi COVAX për shpërndarjen e vaksinave tek vendet më të varfra po përballet me një sfidë serioze për të përmbushur kërkesat.

“Na kanë mbetur vetëm 9 ditë para se të arrijmë afatin 100 ditor dhe objektivin për të nisur vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë e kategorive më të rrezikuara në vendet e varfëra. COVAX ka dërguar 35 milionë doza në më shumë se 78 vende, por shpërndarja e barabartë dhe disponueshmëria e vaksinës vazhdon të mbetet një sfidë. Javën e kaluar u bëra një kërkesë urgjente vendeve me doza të vaksinave kundër covid-19 që janë autorizuar për përdorim emergjent nga OBSH, të japin menjëherë 10 milionë doza për programin Covax. Sfida është e madhe, por ne ende nuk po shohim angazhim për sigurimin e dozave të nevojshme.”, u shpreh Ghebreyesus, përcjell rtv21.tv

Në konferencën e përditëshme për situatën pandemike, Ghebreyesus tha gjithashtu se ishte në pritje të vlerësimeve të mëtjeshme lidhur me raportin që do të publikohet së shpejti, mbi origjinën e virusit të shfaqur fillimisht në një treg të Wuhanit në vitin 2019.

Ndërkaq, ekspertja e OBSH, Maria Van Kerkhove paralajmëroi se Brazili ishte në një situatë shumë serioze, ndërsa shumë shtete kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe spitalet janë të tejmbushura.

Problem i madh sipas saj, mbetet transmetueshmëria e lartë e variantit të virusit, P1 i cili është edhe më vdekjepurës./21Media