OBSH: Kujdes në heqjen e kufizimeve ose do të ketë pasoja
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron botën për kujdes maksimal në heqjen e kufizimeve ose siç thotë do të ketë pasoja.
OBSH ka thënë se vaksinat nuk do të jenë të mjaftueshme për të frenuar pandeminë.
Theksohet se varianti Delta është përhapur tashmë në 104 vende të botës, OBSH bëri thirrje për kujdes ekstrem sa i përket heqjes së kufizimeve, ose në të kundërtën do të ketë pasoja.
“U kërkojmë qeverive të tregojnë kujdes maksimal në këtë moment; të mos humbin progresin e shënuar deri më tani, e të rihapin vendet me shumë kujdes. Shpresoj që në kontinentin europian të mos shohim sërish tejmbushje të spitaleve; po kjo edhe mund të ndodhë. Ky virus po evoluon, ky virus po ndryshon dhe ne duhet të tregojmë shumë-shumë kujdes. Ideja se kur jemi të mbrojtur mund t’i rikthehemi jetën normale është shumë e rrezikshme në botë, por edhe në Evropë”, u shpreh Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave në OBSH./21Media