Gjendja nga pandemia e COVID-19 në të gjithë botën është mjaft kritike, ka pohuar sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një konferencë të zhvilluar sot, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka treguar se hemisfera veriore po përballet me një situatë të keqe për shkak të pandemisë.

Muajt e ardhshëm do të jenë mjaft të ashpër dhe disa vende janë në rrezik të madh“, ka thënë kreu i OBSH.

Ai ka bërë thirrje drejtuesit e vendeve të prekura të ashpërsojnë masat anti-COVID.

Ghebreyesus gjithashtu ka shtuar se disa shtete janë më të predispozuara të përballen me pandeminë, teksa ka ngritur shqetësimin se spitalet nuk do të kenë kapacitete për të përballuar të infektuari.