Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se nuk ka asnjë provë që një lloj i ri i koronavirusit rrit ashpërsinë e sëmundjes, megjithëse është më ngjitës.

Ekspertët gjithashtu deklarojnë se ata presin më shumë detaje rreth ndikimit të mundshëm të variantit të ri, raporton Reuters.

Drejtoresha teknike e OBSH-së për COVID-19, Maria van Kerkove tha se shkencëtarët po analizonin përgjigjen e antitrupave ndaj virusit.