Më shumë se gjashtë muaj pas shfaqjes së koronavirusit në Wuhan të Kinës, pandemia vazhdon të përshpejtohet, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Shëndetësore, Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton rtv21.tv.

“Virusi mund të vihet nën kontroll”, tha ai në fjalën e tij në një konferencë për misionin e shteteve anëtare në Gjenevë. “Por në pjesën më të madhe të botës, virusi nuk është nën kontroll, po përkeqësohet”, shtoi ai.

Koronavirusi i ri, i cili u shfaq në Wuhan të Kinës, në fund të dhjetorit, ka infektuar më shumë se 12 milionë njerëz në mbarë botën dhe ka marrë jetën e së paku 550.300 njerëzve deri tani, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins./21Media