Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi është akoma duke u përhapur dhe efektet e saj do të ndihen për dekada, kështu tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë një konferencë të hënën.

Tedros Adhanom Ghebreyesus i tha një forumi virtual shëndetësor të organizuar nga autoritetet e Dubait se kërcënimi më i madh me të cilin përballet bota nuk është virusi vetë, por “mungesa e solidaritetit global dhe udhëheqjes globale”.

“Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë”, tha ai, transmeton rtv21.tv.

OBSH paralajmëroi javën e kaluar për një fazë të re dhe të rrezikshme të pandemisë koronavirus.

Sëmundja Covid-19, e cila tani ka marrë jetën e më shumë se 465 mijë njerëzve dhe ka infektuar mbi 9 milionë në të gjithë botën, është duke u rritur në Amerikë dhe pjesë të Azisë.

Bllokimet e vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit kanë shkaktuar dëmtime ekonomike, por OBSH thotë se pandemia ende paraqet një kërcënim të madh.

“Pandemia ende po përshpejtohet”, i tha Tedros konferencës virtuale. “Ne e dimë se pandemia është shumë më tepër sesa një krizë shëndetësore, është një krizë ekonomike, një krizë sociale dhe në shumë vende një krizë politike”, tha ai. “Efektet e tij do të ndihen për dekadat e ardhshme”./21Media