Medikamendti remdesivir ka pak apo fare efekt në pacientët e infektuar me koronavirus, për të siguruar mbijetimin e tyre, ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Studimi i OBSH-së u bë rreth 4 medikamenteve të mundshme kundër Covid-19, përfshirë remdesivir dhe hidroksiklorinë.

Remdesiviri ishte ndër medikamentet e para që u përdor për të trajtuar koronavirusin, dhe së fundmi është përdorur edhe në trajtimin e presidentit amerikan, Donald Trump./21Media