Të rinjtë duhet të kufizojnë shkuarjen në tubime sociale për të ndihmuar në luftimin e kërcimeve të reja në infeksionin COVID-19, thanë sot zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Të lodhur nga kufizimi i lëvizjes dhe të etur për të shijuar verën, të rinjtë në hemisferën veriore kanë kontribuar në ringjalljen në disa vende duke u mbledhur në ahengje dhe pushime verore.

Në Gjenevë, ku agjencia shëndetësore e OKB-së ka selinë, klubet e natës u mbyllën javën e kaluar pasi rreth gjysma e rasteve u gjet se ishin burimet.

“Të rinjtë gjithashtu duhet të marrin përgjegjësi dhe të pyesin veten nëse ata me të vërtetë duhet të shkojnë në ndonjë parti,” tha shefi i Menaxhimit të Emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan.

Të dhënat e OBSH-së tregojnë se ka më pak mundësi që të rinjtë të zhvillojnë sëmundje të rënda të frymëmarrjes sesa prindërit ose gjyshërit e tyre, por përqindja e të infektuarve midis moshës 15 dhe 24-vjeç është trefishuar në pesë muaj.

Ryan gjithashtu tha se të rinjtë nuk kanë dëshirë të japin informacione për miqtë me të cilët kanë qëndruar jashtë.

“Është e turpshme, por e nevojshme për të ndaluar virusin.”, tha ai.

Gazetat zvicerane raportuan se në një klub nate në Cyrih, ku kohët e fundit ishin regjistruar pacientë, disa vizitorë u dhanë emra të rremë pjesëmarrësve të ahengut, si “Donald Duck”.

Epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkhove tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm pasi edhe një formë e butë e sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjata.