Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të mos bëjnë blerje shtesë të vaksinave kundër  COVID-19, pasi mund të pengojnë përpjekjet për të filluar vaksinimet në vendet e varfra dhe në ato me të ardhura të mesme.

Duke folur në një konferencë për media pas takimit të tij virtual me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, shefi i OBSH-së ka përshëndetur premtimet e fundit financiare nga vendet G7 për iniciativën COVAX të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB), por theksoi se ata po përballen me vështirësi në marrjen e vaksinave nga prodhuesit.

“Edhe nëse keni para, nëse nuk mund t’i përdorni paratë për të blerë vaksina, të keni para nuk do të thotë asgje”, ka thënë Tedros, duke shtuar se ai ka informuar presidentin gjerman për problemet me të cilat përballen.

“Disa vende me të ardhura të larta aktualisht po u afrohen prodhuesve për të siguruar më shumë vaksina, gjë që ndikon në marrëveshjet me mekanizmin COVAX. Dhe madje shuma që ishte caktuar për mekanizmin COVAX u reduktua për shkak të kësaj”, ka shtuar ai.

Tedros u ka bërë thirrje vendeve me të ardhura të larta që para se të bëjnë ndonjë kërkesë për vaksina nga ndonjë prodhues të vaksinave të sigurohen se blerjet e tyre shtesë nuk do të minojnë marrëveshjet e bëra me mekanizmin COVAX.

Ai ka theksuar se politikanët në vendet e pasura duhet t’u shpjegojnë qartë votuesve të tyre se fillimi i vaksinimit në vendet më të varfra ose në zhvillim është në interes të të gjithëve.