Shumë vende që kanë qenë të suksesshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, janë duke u ballafaquar me rritje të numrit të infektuarve, për shkak të organizimeve fetare, tha zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që vendet të zbulojnë me shpejtësi këto raste”, tha ajo në një konferencë për media.

Ajo nuk përmendi vendet që po ballafaqohet me këtë situatë.

Më shumë se nëntë milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në të gjithë botën.