OBSH: Vaksina nuk do ta parandalojë rritjen e infeksionit në 6 muajt e ardhshëm
2 Dhjetor 2020
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk beson se do të ketë mjaftueshëm sasi të vaksinave kundër koronavirusit në tre deri gjashtë muajt e radhës për të parandaluar valët e reja të infeksionit.
“Nuk do të kemi mjaftueshëm vaksinim për të parandaluar rritjen e rasteve për tre apo gjashtë muaj”, ka thënë Mike Ryan, top-eksperti i emergjencave te OBSH, njofton Reuters.
Ndërkohë OBSH-ja ka thënë se ka pranuar të dhënat nga Pfizer/BioNTech për vaksinën e këtyre kompanive kundër COVID-19 dhe po shikon nëse është e mundur ta fusë në listë për përdorim emergjent.
Ndryshe, Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën Pfizer / BioNTech për përdorim të gjerë.
Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes Covid-19, është e sigurt për t’u shpërndarë javën e ardhshme.
Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me dy terapi.