OBSH paralajmëroi se për herë të parë në muajt e fundit në Evropë, pati një rritje të numrit të rasteve të infeksionit me koronavirus në baza javore.

Në 11 vende, “përhapja e shpejtë” ka shkaktuar një ngritje të konsiderueshme, të cilës nëse nuk i kushtohet vëmendje, do të sjellë pasoja në sistemet shëndetësore në Evropë, tha drejtori i OBSH për Evropë, Hans Kluge, transmeton BBC.

Lista e OBSH përfshin Kosovën, Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kazakistanin, Kirgistanin, Maqedoninë Veriore, Moldavinë, Suedinë dhe Ukrainën./kp