Oda Amerikane u bën thirrje ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet diskriminuese

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me raportimet e djeshme për trajtim diskriminues të pjesëtarëve të një komuniteti të caktuar nga ana e punonjësve të një operatori ekonomik.
Tutje, Oda Amerikane rikujton se trajtimi jodiskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë.
“ Praktikat e shërbimit gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues duhet të jenë edhe pjesë e demonstrimit aktiv të vlerave të përgjegjësisë sociale korporatave, dhe si të tilla duhet të respektohen gjatë tërë kohës nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë. Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet që mund të sugjerojnë diskriminim apo përjashtim nga e drejta e shërbimit në çfarëdo baze.”, thuhet në komunikaten e Odës Amerikane.

Edhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës është shprehur kundër çdo diskriminimi racor, gjinor, fetar e kulturor. “Dënojmë ashpër diskriminimin ndaj komunitetit rom, në një nga lokalet e Gjakovës. Rrjedhimisht, nuk përfaqësojmë dhe nuk i pranojmë që të jenë pjesë e Shoqatës subjekte të ngjajshme që shpërfaqin një akt të tillë!”, thuhet në reagimin e tyre.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, mirëpo sipas KLDMNj-së, bojkotimi i lokaleve që eventualisht paskan refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve nuk është përgjigje e duhur dhe , siç vlerëson KMDLNj është masë e lehtë prandaj , si masë parandaluese efikase dhe e domosdoshme duhet të jetë veprimi i shpejt i ligjit !
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe  Minstrija e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka shkruar se refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm dhe i dënueshëm. “Kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë. Barazi dhe jo diskriminim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Back to top button