Ofertat e partive nuk i “joshin” qytetarët

Rritja e pagave dhe e pensioneve, shtimi i vendeve të punës e zhvillimi ekonomik janë vetëm disa nga premtimet e partive politike në këtë fushatë zgjedhore. Por sa po u besojnë qytetarët ofertave të tyre”
Në kohën kur vendi po përballet me një inflacion prej 7.5% si dhe me papunësi prej 10.9%, për qytetarët pretimet e partive politike janë pak të besueshme pasi, siç thonë të tillat përsëriten çdo herë në kohë zgjedhjesh.
“Hiç s’ju besoj, kurrë nuk na kanë tregu të vërtetën. I dëgjoj e çuditna me ta çka thonë. S’ka kurgjë”, tha qytetari.
“Premtime sa të duash e kurrë nuk po realizohen”.
“Aspak çmimet lart, rrogat jo ….”, u shpreh një qytetar tjetër për rtv21
“S’ju besoj këtyre hiç, janë premtime të përsëritshme”.
Përveç rritjes së pagave, pensioneve e punësimit, përfaqësuesit politik kanë premtuar edhe ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike, autostrada, hekurudha e të tjera.
Në Odën Ekonomike Kosovës thonë se disa nga premtimet e partive politike mund të jenë të realizueshme por jo të gjitha.
Sipas kryetarit të Odës, Lulzim Rafuna, ofertat e partive duhet të jenë serioze pasi qytetarët kanë nevojë për jetesë më të mirë.
“Ato që janë argumentuar mund të realizohen pa asnjë problem por një pjesë tyre si sasi kemi pasur rastin kur do t’i ndërtojnë 5 stadiume është e pamundur. Ish dashtë me qenë serioze duke parë që jeta e qytetarëve kohën e fundit shumë e është vështirësuar në rritje të inflacionit nuk mund të përmirësohej jeta e qytetarit me një shtesë duhet të jete permanente ka nevoje për rritje pagash e pensionesh…për këtë këto oferta ish dashtë më qenë serioze. Dhe duket qe jane por nuk po dëshmojnë nga mënyrë e financimit të tyre kur premton shpenzim duhet garantuar dhe financimin”.
Fushata e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare përfundon të dielën para nisjes së procesit të votimit./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?