Rreth 33,000 fëmijë të kequshqyer në rajonin Tigray të Etiopisë janë në rrezik të lartë të vdekjes, ka paralajmëruar Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

Rajoni Tigray është shkatërruar nga luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve, me 1.7 milion njerëz të zhvendosur që nga fillimi i konfliktit në nëntor të vitit 2020.

Një studim i mbështetur nga OKB i lëshuar të enjten zbuloi se 353,000 njerëz në rajon po jetonin në “krizë të rëndë”, transmeton rtv21.tv.

Qeveria etiopiane kundërshton gjetjen , duke thënë se ndihmat janë duke depërtuar në atë zonë.

Sipas vlerësimit të së enjtes, situata e ushqimit në rajon ka arritur nivelin e një “katastrofe” , të cilën ajo e përcakton si uri dhe vdekje që prek grupe të vogla njerëzish të shpërndara në zona të mëdha.

UNIEF po bën thirrje për qasje humanitare në zonat e prera në Tigray.

“Ndonëse shifra 353,000 nuk e përmbush pragun e nevojshëm (20 për qind të popullsisë së anektuar) për të shpallur deklaratë zyrtare për uri, le të mos luajmë me fjalë, kur njerëzit janë duke vdekur”, ka thënë zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder të premten.

Sipas UNICEF-it rreth 33,000 janë fëmijë të vegjël dhe foshnjat janë afër rrezikut të sëmundjes dhe vdekjes së mundshme nga kequshqyerja./21Media