OKB do të mbajë seancë speciale për Ukrainën këtë javë

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut do të mbajë një seancë speciale për Ukrainën këtë javë pasi Kievi bëri thirrje për një rishikim të situatës atje, kështu tha zëdhënësi, Rolando Gomez.
Kjo vjen pasi Yevheniia Filipenko, ambasadorja e Ukrainës në OKB, shkroi një letër duke i kërkuar asaj të marrë në konsideratë “raportet e fundit të krimeve të luftës dhe shkeljeve në shkallë të gjerë në qytetin e Bucha… dhe raportet e vazhdueshme për viktima masive në qytetin e Mariupol”.
MB, SHBA dhe Gjermania ishin midis 55 vendeve që nënshkruan dokumentin, transmeton rtv21.tv.
Takimi, i cili pritet të zhvillohet të enjten, mund të përfshijë një rezolutë që i ngarkon Komisionit të sapoformuar të Hetimit për luftën që t’i japë një raport të detajuar këshillit më vonë këtë vit./21Media

Back to top button