OKB: Rivalët e Libisë po i koordinojnë përpjekjet për shpëtim, pas përmbytjeve
Dy qeveritë rivale në Libi janë duke i koordinuar përpjekjet për kërkim-shpëtimin e viktimave të përmbytjeve, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Më shumë se 5.300 persona kanë vdekur si pasojë e krisjes së dy digave, të cilat kanë shkaktuar vërshime vdekjeprurëse në qytetin lindor Derna.
Të paktën 10.000 persona janë të zhdukur dhe dhjetëra mijëra tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Një zyrtar i OKB-së ka thënë se dy qeveritë kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe se janë duke u koordinuar me njëra-tjetrën.
Ekipet e Libisë janë duke kërkuar për të mbijetuar në qytetin Derna bashkë me ekipe nga Egjipti, Tunizia, Turqia, Italia dhe Spanja.