Fatmir Spahiu është një nga aktorët më të njohur dhe të dashur nga publiku. Me rolet e tij të veçanta, “Oki”, siç njihet nga “Kafeneja Jonë” është bërë i pëlqyer nga të gjitha gjeneratat, shkruan rtv21.tv

Aktori, i cili numëron ndjekës të shumtë në rrjete sociale, së fundmi ka kujtuar disa çaste nga një provim i vitit të dytë. Fatmiri sot ka publikuar në instagram disa fotografi, në të cilat shihet bashkë me aktoren e njohur, Yllka Gashin, e cila në publik njihet nga roli i “Zanës”, nga “Familja Moderne”.

” Euuu… cfar kujtimi i bukur. Provimi i vitit te dyte, aktrim. Me shoqen dhe kolegen tem te dashtun @yllka_gashi Falemnderit shume Faik Gashit per keto foto”, ka shkruar aktori krahas fotografive.

Në imazhet e publikuara për 85 mijë e 400 ndjekësit e tij në instagram, aktori ka marrë pëlqime dhe komente të shumta./21Media