Oklahoma City Thunder ka shkëlqyer ndaj ekipit nga Teksasi

Oklahoma City Thunder ka shkëlqyer ndaj ekipit nga Teksasi

Vazhdon kriza e San Antonio Spurs në NBA. Spurs pësuan humbjen e tetë në dhjetë sfidat e fundit pasi nuk bëri dot ballë lojës së Oklahoma City Thunder. Në Chesapeake Energy Arena skena ishte e gjitha për Rusell Westbrook i cili arriti triple-double duke udhëhequr City Thunder drejt një suksesi të rëndësishëm me rezultatin 104:94.

21 pikë 10 asistime dhe 12 kërcime, koleksionoi Westbrook në këtë ndeshje me Oklahomën që u ngjit në vendin e pestë të Konferencës së Perëndimit, ndërkohë që San Antonio tashmë e sheh veten e shtata dhe rrezikon seriozisht kualifikimin në play-off në fund të sezonit të rregullt.Moment pozitiv edhe për Los Angeles Clippers.

Skuadra kaliforniane kaloi në shtëpi Orlando Magic me rezultatin 113:105. Më i miri mbi parket për Clippers ishte i përhershmi Lou Williams, autori i 25 pikëve, ndërsa një paraqitje të mirë bëri edhe Harris i cili koleksionoi 21.

Tjetër fitore për Dallas Mavericks e dyta radhazi, por skuadra teksane është kujtuar shumë vonë për të bërë diçka në këtë sezon sepse tashmë nuk ka asnjë shans për të kapur play-offin. Dallas mposhti lehtësisht në American Airlines Center skuadrën më të dobët në Perëndim, Memphis Griezzlies me rezultatin e thellë 114:80.

Barnes me 25 pikë por edhe Barea e McDermot me nga pika ishin tre basketbollistët që udhëhoqën Dallasin drejt suksesit. Buzëqesh edhe Miami Heat. Formacioni i Eric Spoelstras mposhti lehtësisht 129:102 Washington Wizards, për meritë të forcës së grupit pasi plot tetë basketbollistë të Heat arritën pikë dyshifrore në këtë ndeshje.