Oligarkët e Rusisë mund të bëjnë biznes në Turqi

Oligarkët e Rusisë mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin ndërkombëtar, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, shkruan BBC.
Ai u pyet në Forumin e Dohas në Katar nëse oligarkët rusë që përballen me sanksione nga vendet perëndimore mund të bëjnë biznes në Turqi.
“Sigurisht, nëse është e ligjshme, nëse nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do ta konsideroj”, tha ai.
“Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, kjo është një histori tjetër”.
Dy superjahte që i përkasin miliarderit rus Roman Abramovich u ankoruan në Turqi këtë javë.
Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka lidhje të forta me Rusinë dhe Ukrainën, nuk i është bashkuar regjimit të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës./21Media

Back to top button