Regjisori Oliver Stone thuhet se ka marrë vaksinën ruse për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19.

Stone tha për Channel One të Rusisë në një video të marrë nga Associated Press: “Kam marrë një vaksinë, po. Nuk e di nëse do të funksionojë”.

Tutje 74 vjeçari shpejgoi se “kam dëgjuar gjëra të mira në lidhje me vaksinën ruse. Stone vazhdoi: “Unë duhet të bëj një të dytë në rreth 45 ditë apo më shumë. Unë duhet të kthehem”.

Ai shtoi se është ‘me shpresë’ se do të funksionojë.

Oliver aktualisht është në Rusi duke xhiruar një dokumentar mbi ndryshimin e klimës.

Moscow Times raportoi se 320,000 doza të vaksinës (të quajtur Sputnik V) janë shpërndarë. Të parët në radhë ishin njerëzit me gjendje shëndetësore me rrezik më të lartë.