Olt Kondirolli renditet i dyti në grupin e tij të notit në “Tokio 2020”

Notari 18 vjeçar, Olt Kondirolli është pozicionuar i dyti me kohën më të mirë në grupin e tij.
Debutuesi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Olt Kondirolli në sportin e notit në disiplinën 100 metra stil i lirë ka zënë vendin e dytë në grupin e tij duke regjistruar kohën prej 54.33 sekonda.
Kohën më të mirë se Kondirolli e ka pasur vetëm notari nga Nepali Alexander Shah, i cili ka regjistrur 53.41 sekonda.
Në disiplinën e notit 100 metra stil i lirë, nga nëntë grupe sa janë, drejt gjysmëfinaleve kualifikohen vetëm 16 notarët me kohën më të mirë

Back to top button