Këngëtarja Olta Boka, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën të cilën e ka pagëzuar me emrin Gaia.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi, ku shihet duke mbajtur dorën e vajzës.

Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me engjëjt e tij! Faleminderit Zotit që shkoi çdo gjë mirë“, ka shkruar këngëtarja.

Olta e ka bërë publike lidhjen me avokati Ivi Rrokajn pak muaj para shtatzënisë.

Kujtojmë se këngët më të njohura të Oltës janë “Pa faj”, “Rri edhe pak”, “Zemrën e lamë peng”, e shumë të tjera./21Media