Olta Gixhari sjell në jetë fëmijën e parë
22 Gusht 2020
Olta Gixhari ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë në rrjete sociale.
Në mbishkrimin e imazhit, aktorja shqiptare shkroi se “është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura të përcjellësh këtë përjetim të thellë vetëm me fjalë. E dua çmendurisht“.
Tutje ajo bëri të ditur se ka lindur në mënyrë natyrale dhe zbuloi se data e lindjes së tij ishte një surprizë e bukur për aktoren dhe partnerin e saj, shkruan rtv21.tv
“Biri ynë quhet Amar. Emri vjen nga hebraikja që do të thotë i përjetshëm dhe nga arabishtja që do të thotë hëne.
Uroj të ketë një det me lumturi përjetë. I them babit të Amar që e dua shumë, faleminderit që më bën të ndihem e jashtëzakonshme!”, përfundoi Olta./21Media