Në ekranin e RTV21 është duke u transmetuar seriali turk “Emri im është engjëll”, serial ky i cili me temën që ka çdo ditë e më shumë po e bënë publikun për vete.

Në mesin e shumë aktorëve në këtë serial po merr pjesë edhe Mustafa Mert Koç me rolin e “Omer Sirhanit”, shkruan rtv21.tv

“Omeri” që në serial pas shumë vuajtjeve u fejua me vajzën që e deshi “Defnen”, do përballet me një sëmundje.

Ai gjatë luftës që do merr pjesë si ushtar do plagoset dhe do humb kujtesën, nuk do i kujtohet asgje nga e kaluara. “Omeri” pas këtij problemi do ndahet nga “Defne”.

Jo vetëm kjo ngjarje por, edhe shumë pjesë tjera emocionuse edhe interesante do ndodhin në vazhdim të serialit, i cili transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media