Në ekranin e RTV21 është duke u transmetuar njëri ndër seriali turk “Emri im është engjëll”, serial ky i cili ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.

Në mesin e shumë aktorëve në këtë serial po merr pjesë edhe Mustafa Mert Koç me rolin e “Omer Sirhanit”.

Mustafa fillimish u bë i famshëm përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi dhe video të shumta ku shihej duke interpretuar këngë të ndryshme, ndërsa tani duket se ka siguruar një vend në kinematografinë turke.

Por, duket se aktori ka ndjerë nostalgji për kohën e kaluar pasi që në Instagram ka publikuar njërën prej videove që e ka realizuar kohë më parë duke kënduar.

https://www.instagram.com/p/B-usYVPAEJX/


Kujtojmë se, seriali “Emri im është Engjëll” transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./ 21Media