Rita duket shumë ndryshe

Rita duket shumë ndryshe

Para disa dite këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka publikuar këngën e saj të re “Only Want You” vetëm në versionin audio.

Kurse mbrëmë, Rita këtë këngë e ka publikuar edhe me videkolip, shkruan rtv21.tv

Në këtë videoklip ajo shfaqet me disa ndryshime, duke treguar një stil më ndryshe ku Ritën mund ta shohim edhe me flokë të zeza.

Ylli i muzikës në këtë projekt vjen me një mysafir të veçantë, të cilin vetë ajo e ka cilësuar si të tillë ai është reperi 6lack.

Ndryshe, kënga është pjesë e albumit “Phoenix” që është lansuar në nëntor të vitit 2018, i cili përmban 12 këngë. /21Media