Suedi-Ukrainë, ndeshja shkon në vazhdime

Nuk ka fitues pas 90 minutave të rregulla në ndeshjen e fundit të fazës 1/16 të Kampionatit Evropian ndërmjet Suedisë dhe Ukrainës.
Që të dy golat në këtë sfidë u realizuan brenda 45 minutave të para.
Ukraina kaloi e para në epërsi në minutën e 27’ me golin e Zinchenkos, por Suedia reagoi duke barazuar rezultatin në 1-1 me golin e mesfushorit ofanziv Forsberg në minutën e 43’.
Ndeshja shkoi në vazhdime, ku do të zhvillohen dy herë nga 15 minuta.

Back to top button