Policia e Fierit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, me inicialet B.S, nga fshati Zhupan, i cili u kap me tre kilogramë drogë e llojit kanabis, gati për shitje.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në banesën e të ndaluarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike kanabis sativa të bëra gati për shitje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Zhupani”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. S., 28 vjeç, banues në Zhupan, Fier”, ka njoftuar policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.