Operacioni antidrogë, sekuestrohen drogë e para

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, të përfshirë në rastin e koduar me emrin “Bardhoshi-2”.
Dje(29 tetor) Policia ka ndaluar një veturë në autostradën Prishtinë-Prizren në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (K. P.) dhe pasagjer ishte i dyshuari tjetër (D. K.).
Pas kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar: 30.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 768.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy telefona celular, një mulli (grinder) i cili përdoret për bluarje të marihuanaës dhe të holla me vlerë 43.10 euro.
Policia ka vazhduar hetimin e rastit, ku njofton se është realizuar kontroll tjetër në objektet e banimit dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve në rrugën “Muharrem Fejza”, rr.”Ahmet Gashi” dhe rr.”Muhamet Çame” adresa të gjitha në Prishtinë dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 1525.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro para që dyshohet se janë të falsifikuara.
Në rr.”Muhamet Qame” në vendbanimin (banesën) e të dyshuarit (E. H.) janë sekuestruar; 711.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale dhe një telefon celular.
Në rr.”Ahmet Gashi” në banesën e të dyshuarit (K. P.) janë sekuestruar: 688.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një tabletë narkotike e dyshuar e llojit EXTASY, dy peshore digjitale, një armë e gjatë AK 47 me dy karikatorë dhe 38 fishekë, një armë e gjatë (pushkë) me 5 fishekë dhe 11 fishekë tjerë, etj.
Gjatë këtij Operacioni Policor në cilësi të provave materiale janë gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar:
 (3693.7) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
 (105.7) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
 (1) tabletë e dyshuar për narkotik të llojit EXTASY
 (3) armë zjarri
 (2) karikatorë
 (54) fishekë
 (1993.10) euro
 (200) lek
 (30) franga
 (30) funta
 (1) dollar
 (3) telefona celular
 (1) veturë
(6) peshore digjitale
 (3) mullinjë (grindera)
Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore./21Media 

Back to top button