Opozita bjelloruse ka bërë thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjithë vendin më 26 tetor si presion ndaj, Alyaksandr Lukashenkas, për të dhënë dorëheqje.

Protestat kanë përfshirë vendin që kur Lukashenko pretendoi fitoren në një sondazh të gushtit i parë gjerësisht i manipuluar.

Postimet në rrjetet sociale tregojnë se greva tashmë ka filluar, transmeton rtv21.tv.

Videot e postuara në faqen e pavarur mediatike “Tut.by” tregojnë fabrika bosh dhe studentë që largohen nga universitetet e tyre.

Më shumë se 200 njerëz u arrestuan të dielën, sipas grupit të të drejtave Vesna.

Media lokale vlerësoi se rreth 100,000 njerëz ishin bashkuar në demonstratë në kryeqytet./21Media