Opozita e gjuan me zorrë derri kryeministrin
27 Nëntor 2020
Ligjvënësit e opozitës së Tajvanit kanë hedhur zorrët e derrit dhe janë përleshur në parlament gjatë një grindjeje të ashpër mbi lehtësimin e importeve të mishit të derrit nga SHBA.
Ata thonë se vendimi i fundit i qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit amerikan që përmban ractopamine – një shtesë e ndaluar për përdorimin e derrit në Tajvan dhe Bashkimin Evropian – është një kërcënim shëndetësor, përcjell portali rv21.tv
Partia në pushtet e mohon akuzën dhe bëri thirrje për një kthim në debatin racional.
Nuk është e pazakontë që përleshjet të shpërthejnë në parlamentin e Tajvanit.
Ligjvënësit nga partia kryesore e opozitës së Tajvanit Kuomintang (KMT) hodhën kova me zorrë derri drejt Kryeministrit Su Tseng-chang të premten.
Tajvani është bërë disi i njohur për përleshjet që shpërthejnë në parlamentit.
Juani Legjislativ – ose parlamenti – ka parë grushtime, tërheqje flokësh dhe hedhje të shisheve plastike dhe balonave të ujit gjatë viteve.
Në një luftë veçanërisht të nxehtë në korrik 2017, ligjvënësiti hodhën karriget njëri-tjetrit derisac diskutonin rreth një projekt-ligji të shpenzimeve të infrastrukturës./21Media