Opozita parlamentare në Shqipëri ishte sot në rezidencën amerikane për t’i komunikuar ambasadores së SHBA-se dhe ambasadorit te BE-se votën kundër asaj që e quajti pazar nëse nuk plotësohen tre kërkesat e tyre.

“Ishte takim miqësor me ambasadoren e SHBA-së dhe ambasadorin e BE-së. Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës shprehëm qartë dhe prerë votën kundër pazarit të pistë të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet prej 25 vitesh dhe kanë dhunuar kutitë e votimit me militantë partiakë. U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Kërkojmë lista të hapura, administratë zgjedhore jo politike dhe votë emigrantësh ndryshe nuk votojmë të 39 deputetët”, u shpreh Myslim Murrizi në një prononcim për median sa doli nga takimi në rezidencën amerikane

Takimi do të mbahet në rezidencën e ambasadës ndërsa, një ditë pas arritjes së marrëveshjes për reformën elektorale nga keshilli politik, ku Rudina Hajdari ishte përfaqesuese e opozitës parlamentare.

Më 4 qershor opozita parlamentare i dërgoi një letër ambasadorëve ku shprehej se nuk do ta votojë kodin e ri zgjedhor nëse shumica në kuvend nuk do të krijojë kushte dhe garanci për një dialog serioz për kalimin nga listat e mbyllura tek ato të hapura. Më tej shkruhet se përjashtimi i plotë i opinioneve të larmishme i opozitës parlamentare është fyes. Ndërsa mbrëmë Rudina Hajdari, deputete e opozitës parlamentare u shpreh se firmosi marrëveshjen për të mos penguar integrimin e Shqipërisë drejt BE.

Në takimin e sotëm ishin 3 kryetarët e grupeve parlamentare Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai, dhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Komisionin e Reformes Zgjedhore, Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe ambasadori i BE-se, Luigi Soreca./oranews