Opozita kritikon qeverinë për krizën ekonomike, energjetike e politikën e jashtme

Me kritika të shumta u përcoll seanca e Kuvendit në pjesën e deklarimeve jashtë rendit të ditës. Opozita kritikoi qeverinë për dështim në menaxhimin e krizës ekonomike e energjetike. Kritika ndaj qeverisë kishte edhe për politikën e jashtme, debati për të cilën u shty për një seancë tjetër meqë mungonte kryeministrit Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla. Në këtë seancë pati përplasje edhe midis ministrit të Financave Hekuran Murati dhe deputetëve të LDK-së për çështjen e kredive./21Media

Back to top button