Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat sot i kushtohet 12 qershorit- Ditës së Paqes.

Kjo me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Sipas një komunikate të MASHTI, për nder të kësaj dite që shënon hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, sipas kalendarit shkollor për vitin 2020/21, në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim të hënën, më 14 qershor 2021.

MASHTI inkurajoi shkollat që në kuadër të aktiviteteve të tyre, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, gjatë kësaj dite, të përfshijnë edhe aktivitete vetëdijesuese kundër formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse./21Media