Ora e dorës magnetike i ka eliminuar numrat dhe shënuesit e tjerë, duke i zëvendësuar ato me dy rruza magnetike.

Ora është emëruar për shkak të ngjashmërisë së saj me planetin Jupiter.

Edhe orët edhe minutat tregohen nga dy rruaza që sillen varësisht kohës në mënyrë magnetike, transmeton rtv21.tv.

Detajet se si funksionon kjo orë magnetike nuk janë bërë të ditur ndërsa vihet në funksion nga një bateri Renata 371/sR920SW.

Rruza e jashtme e çelikut tregon orët dhe ajo e brendshmja minutat. Sidoqoftë, nuk janë lëshuar detaje se si funksionon saktësisht disku magnetik.

Ora Jupiter ofrohet në katër ngjyra të ndryshme për tu zgjedhur nga blerësit ndërsa vjen me një çmim prej 199 dollarësh./21Media