Hyrja në fuqi e masave të reja nga Qeveria e Kosovës  për parandalimin e Covid-19, disa qytetarëve po u shkakton vështirësi.

Ekipi i RTV21 qëndroi në qytete të ndryshme të Kosovës të cilat hynë në zonën e kuqe të rrezikut.

Kështu në dalje të qytetit të Pejës, përkatësisht në rrugën që lidh me magjistralen Pejë-Prishtinë, një qytetar është ankuar se nuk po lejohet të kthehet në shtëpi.

Ai tha se udhëton cdo ditë për punë. “Po i thojmë Armendit mos po na paguan ndonjë natë në hotel, a mos po na shtin këta policët bile në burg a ndonjë send se kështu nuk  bën, ne duam të punojmë , duhet me hangër buke…”, tha ndër tjerash ai për RTV21./21Media