eMësimi - Orari dhe përmbajtja nga 30 marsi deri më 3 prill 2020

eMësimi – Orari dhe përmbajtja nga 30 marsi deri më 3 prill 2020

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës të dielën mbrëma publikoi orarin dhe përmbajtjen për javën e ardhshme (30 mars- 3 prill 2020).

Sipas MASHTI-t, çdo ditë (e hënë – e premte) do të ketë transmetim të video-ligjëratave si vijon:

Shqip: Prej orës 11:15 në RTK 1 dhe në RTK 4 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë për të gjitha klasat 1 – 9.

Turqisht: Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 – 5.

Boshnjakisht: Prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5.

“Të gjitha këto video-ligjërata që transmetohen në RTK do të bëhen publike edhe në kanalin e MASHTI-t në Youtube (për të tri gjuhët). Për të shkuar te ky kanal hyni në ueb faqen: https://emesimi.rks-gov.net. Duke filluar nga java tjetër (prej 6 prill 2020), eMësimi do të ofrojë video-ligjërata për shumicën e lëndëve të klasave 1 – 9, si dhe atëherë do të bëhet një orar fiks i transmetimit në RTK, sipas klasave, në mënyrë që secili nxënës, varësisht se në cilën klasë është, ta ketë orarin e njëjtë të mësimit në distancë çdo ditë.”, bëri të ditur ministria përmes një postimi në facebook.

Për shkak të situatës me koronavirus, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) prej 23 marsit ka filluar së zbatuari procesin mësimor online për klasën e 1-rë deri në të 5-tën./21Media