Orari i Kupës së Botës 2026: Ekipet e kualifikuara, grupet e datat e ndeshjeve

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
“Play-Off”-i kualifikues për Kupën e Botës 2026 ka përfunduar dhe tani dihet lista e plotë e 48 skuadrave që do të marrin pjesë në turneun e kësaj vere në Amerikën e Veriut.
Gjatë shortit të Kupës së Botës në dhjetor, 42 ekipe që ishin kualifikuar u vendosën në grupet e tyre përkatëse.
Gjashtë vende të tjera u plotësuan nga fituesit e finaleve të “play-off”-it.
Shtetet e Bashkuara, që u kualifikuan automatikisht si një nga vendet pritëse të turneut, ishin vendosur tashmë në Grupin D.
Ata do ta nisin turneun më 12 qershor në stadiumin SoFi në Inglewood të Kalifornisë kundër Paraguait.
Më pas do të përballen me Australinë dhe në ndeshjen e fundit të grupit do të luajnë kundër Turqisë, e cila u kualifikua pasi e mposhti Kosovën mbrëmë.