Ndryshimet e orarit në bazë të rotacionit

Ndryshimet e orarit në bazë të rotacionit

Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar orarin e ri të qarkullimit për periudhën 27-30 prill. Sikurse në oraret e tjera, qytetarët kanë të drejtë lëvizje duke u bazuar në shifrën e parafundit të numrit personal në letërnjoftim.

Vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në 90 minuta u mor nga Ministria e Shëndetësisë më 14 prill, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit. Sipas këtij vendimi, lëvizja e qytetarëve do të bëhet vetëm një herë në ditë për 90 minuta dhe atë sipas shifrës së parafundit të numrit personal. Këto masa do të jenë në fuqi të paktën deri më datën 4 maj./21Media