Autobusët janë në qarkullim deri në 16:30

Autobusët janë në qarkullim deri në 16:30

Trafiku Urban ka njoftuar se nga sot autobusët janë në qarkullim prej orës 06:00  deri në 16:30.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, është bërë e ditur se në të gjitha linjat e NPK “Trafiku Urban” është i reduktuar qarkullimi i autobusëve dhe se operohet sipas orarit të fundjavës.

“Nga sot, e shtunë dt. 28.03.2020, autobusët e Trafikut Urban janë në qarkullim gjatë kohës: 06:00 – 16:30. Në të gjitha linjat e NPK “Trafiku Urban” është i reduktuar qarkullimi i autobusëve, operohet sipas orarit të fundjavës”, thuhet në njoftim

Qeveria ka vendosur të ndalohet lëvizja e qytetarëve prej orës 17:00 deri në ora 06:00