Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatimin e Asociacionit

Shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, në një intervistë për disa gazetarë është pyetur edhe për çështjen e Asociacionit dhe për përshtypjen se kjo temë nuk është aktualisht në agjendë të BE-së dhe Brukselit.

Orav ka thënë se BE për një kohë të gjatë ka përsëritur se Statuti i Asociacionit duhet t’i dërgohet Kushtetueses, megjithatë një gjë e tillë s’ka ndodhur meqë është deklaruar se Gjykata s’ka të bëjë me këtë çështje, konkretisht s’ka juridiksion për të vlerësuar.

“Ky qëndrim është mbajtur për një kohë të gjatë”, ka thënë Orav.

Megjithatë ai thekson se një qëndrim i tillë mund të mbahet nga BE edhe për një kohë shumë të gjatë, por thotë e nëse dihet se përsëri nuk do të dërgohet Asociacioni në Kushtetuese, atëherë një qasje e tillë s’do t’i ndihmojë askujt.

Diplomati estonez ka thënë se nëse lexohet në detaje deklarata e Peter Sorensen, qëndrimi i BE-së është se Asociacioni duhet të kryhet në bashkëpunim me komunitetin serb dhe brenda kornizës së Dialogut.

Orav ka thënë se pavarësisht kohës së kur do të bëhet Asociacioni, ai është obligim, dhe një gjë të tillë e di Kosova, BE-ja dhe Serbia.

Back to top button