Vendimi hyn në fuqi nesër

Vendimi hyn në fuqi nesër

Në tri komuna të Kosovës është vendosur orar i ri për lëvizjet. Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë thuhet se sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, nga nesër ky do të jetë orari i lëvizjes për Malishevën nga ora 14:00-06:00, për komunën e Mitrovicës veriore 12:00-06:00, si dhe për komunën e Zveçanit nga ora 12:00-06:00.

“Gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19. I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e siguris ë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre. Jemi bashkë, do të jemi fitues nëse me vendosmëri do t’i respektojmë rregullat!.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Deri me datë 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona. Prej tyre pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)./21Media