Prej orës 20:00 (17.04.2021) deri në ora 05.00 (18.04.2021) është konstatuar se 22 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë ditë që lamë pas, (17/18.04.2021) sërish, në territorin e Maqedonisë së Veriut për masën e mbajtjes së pajisjes mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 393 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojnë në parandalimin e shpërndarjes së Covid-19, shkruan TV21./21Media