Mbrëmë pas mesnate, në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj është raportuar se po zhvillohet organizimi i lojërave të bixhozit.

Policia e Kosovës ka sekuestruar gjithsej 620 zhitona të vlerave të ndryshme dhe katër palë letra, të cilët përdoren në bixhoz.

Ndërkohë, menaxheri i lokalit është shoqëruar në stacionin policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./21Media