Kampi do të organizohet nga Qeveria Amerikane dhe INTEL

Kampi do të organizohet nga Qeveria Amerikane dhe INTEL

Kosova është shpallur vend organizator i Kampit Veror të Shkencës dhe Teknologjisë për vajzat e reja. Ky kamp quhet WISCI Girls STEAM Camp dhe organizohet me ndihmën e gjigandit amerikan INTEL dhe Qeverisë Amerikane.

Përmes Millennium Foundation Kosovo (MFK), Agjensioni Federal Amerikan MCC ka njoftuar publikun për një bashkëpunim tejet atraktiv për të gjitha adhurueset e shkencës dhe teknologjisë.

Kosova është shpallur vend organizator i Kampit Veror të Shkencës dhe Teknologjisë për vajzat e reja të quajtur WISCI Girls STEAM Camp. Ky kamp organizohet me ndihmën e gjigandit amerikan INTEL, ndërsa pjesëmarrëset në kamp do te jenë vajza nga mosha 15 deri në moshën 18 vjeçare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova, Serbia, Maqedonia dhe Gjeorgjia.

Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) si bashkë organizator, e konsideron këtë aktivitet si një iniciativë tejet të vlefshme për integrimin e vajzave të reja në diskurse edukative për teknologjinë dhe shkencën.

‘Në nivel ndërkombëtar, ekziston një çekuilibër gjinor në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Kampi WiSci synon të zhdukë këtë hendek përmes ofrimit të qasjes në arsim, mundësive të mentorimit dhe trajnimeve të vajzave për lidership’, bëhet e ditur në webfaqen e WiSci për kampin e famshëm veror WISCI Girls STEAM Camp.

Procesi i aplikimit për pjesëmarrje në këtë kamp është tanimë i hapur dhe bëhet në këtë link, kurse kampi do të mbahet në datat 18-31 Gusht 2019.

Implementues të projektit janë platforma “Girl-UP” nga Shtetet e Bashkuara dhe organizata “TOKA” nga Kosova.